Në kërkim të ATIJ

Këngëtarja 30 vjeçare që momentalisht është gjyqtare në X-Factor përkrah Gary Barlow, Louis Walsh dhe Tulisa Contostavlos, ka pranuar se po të gjejë mashkullin e duhur është gati që të ketë një lidhje serioze e të krijojë familje. “Nuk kam kohë për dashuri tani. Jam dashuruar vetëm një herë në jetën time. Do të më pëlqente që të gjeja Të Duhurin. Nuk dua që ai të vijë vërdallë me femra të tjera, por të jetë veç i imi”,- ka thënë Kelly per revistën Vibe.

Advertisement