Por femrat me sa duket janë lodhur duke pritur dhe kanë filluar t’u propozojnë vetë partnerëve të tyre. Një studim ka treguar se 1 në 10 femra u kanë propozuar partnerit, por 75% e tyre do kishin dashur që t’a kish bërë partneri një gjë të tillë. “Ka disa arsye që kanë zbehur paksa romancën nga propozimet e martesës. Kriza padyshim po prek aspiratat e njerëzve. Në këto kohë kur nuk ka shumë para njerëzit kanë filluar të ulin pritshmëritë dhe ëndrrat e tyre dhe përpiqen që të realizojnë romantiken me mjete dhe mënyra më ekonomike”,- ka shpeguar Trevor Silvester terapist lidhjesh në Harley Street.
Rezultatet e studimit kanë treguar gjithashtu se ekzaltimi nga propozimet po zbehet gjithnjë e më shumë. 3 nga 5 meshkuj nuk planifikojnë të ulen në gjunjë përpara partneres. Terapisti i lidhjeve Z. Silvester nuk e fsheh një lloj kënaqësie kur pohon se mënyra tradicionale e të propozuarit po humbet terren, pasi kjo tregon se njerëzit po propozojnë në mënyra më origjinale. “Këshilla ime do të ishte që të mos i kushtoni rëndësi vendit, por kohës se kur duhet të propozoni. Bëjeni pyetjen e famshmë kur koha të jetë perfekte dhe do të shihni se do të jetë një moment romantik dhe i paharrueshëm”,- ka thënë Silvester. Po ju si mendoni a duhet të propozojnë vetëm meshkujt?