Ndërkohë që fëmijët e tij luanin në ujrat e Malibu-së, futbollisti është parë nën mbrojtjen e truprojës të cilit i dukej qartë këllëfi i pistoletës dhe mendohet të jetë një polic jashtë detyre. “Nuk mudn të komentoj mbi ndonjë rast specifik, por praktika e personazheve të famshëm është që të punësojnë ish policë për arsye sigurie personale”,- ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angelos-it. 36 vjeçari dhe familja kanë qenë në plazh që prej marrjes me qera të shtëpisë me pamje nga oqeani të Steven Spielberg.