Aktori ishte duke furnizuar makinën në një karburant në Kaliforni, kur ju afrua një burrë i cili i rrëfeu se puna e tij e fundit kinematografike nuk i kishte pëlqyer. Sipas raportimeve të National Enquirer ylli Hollywood-ian i kërkoi ndjesë dhe nxorri nga portofoli i tij 25$ dhe tha: “Më vjen keq që u zhgënjyet. Si thua sikur t’ju rimbursoj paratë e biletave?”. Kur “fansi” i pranoi paratë, Tom e përshëndeti dhe i tha: “Do të bëjmë një punë më të mirë herën tjetër”. Kriticizmi padyshim që e ka zhgënjyer aktorin pasi ai ka qenë edhe regjisori i filmit dhe e kish cilësuar realizimin e tij si “një mision personal”.