Aktorja, që së bashku me të shoqin kanë edhe një vajzë 3 vjeçare (Honor), ka lindur ditën e shtunë. Çifti e ka quajtur vogëlushen Haven Garner Warren. “Vogëlushja lindi të shtunën, peshonte 3.2 kg, dhe ishte e gjatë 48 cm, e shëndetshme dhe e lumtur. Motra e madhe Honor s’mund të ishte me e ekzaltuar për pjesëtaren e re të familjes. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë shtatzanisë. Do të thotë shumë për mua”,- ka shkruar Jessica në Facebook. Më parë aktorja kish shprehur padurimin për të takuar vogëlushen që mbante në bark. “Ideja e të dashurit dikë tjetër po aq shumë sa edhe Honor-in është diçka që s’e imagjinoj dot, por me vogëlushen tjetër e di që do të ndodhë ndaj me zorr po pres. Jam regjistruar në tre faqe interneti për mama të cilat më update-ojnë çdo ditë dhe çdo javë mbi zhvillimin e bebes. E di që është pak si shumë, por është një shkëputje e këndshme nga dita për t’u marrë me bebin, pasi sikurse për çdo gjë tjetër në jetë koha fluturon”. Shumë urime mami Jess.