Për çfarë flasin femrat?

Një studim i ri ka zbuluar se femrat shpenzojnë rreth 24 minuta në ditë duke diskutuar për peshën e tyre, dietat dhe masën e fustaneve madje 33% e femrave thanë se një pjesë të mirë të ditës e kalojnë duke folur mbi çfarë do të hanë për drekë. “Femrat dihet se kanë aftësi për të folur dhe meshkujt tërhiqen shumë nga argumentet për të cilat flasin kur janë së bashku”,- ka thënë Steve Barton, zëdhënësi i First Cape, kompania që zhvilloi studimin. Tema kryesore e thashethemeve të femrave janë shopping, dietat, ushtrimet fizike dhe pushimet. Dreka si argument u rendit në vendin e 6-të ndjekur nga lidhjet e personave të tjerë, fëmijët dhe ndërhyrjet kirurgjikale estetike. Ankesat ndaj partnerëve u renditën në vendin e dytë nga fundi. “S’do m’a kish marrë kurrë mendja që ushqimi të ishte një pikë e nxehtë diskutimi mes femrash. Gjithashtu është shumë këndshëm të shohësh se femrat kanë kënaqësi të zhvillojnë biseda të shkurtra me të panjohur”,- ka thënë Barton. Megjithatë thashethemet kanë të metat e tyre, pasi 36% e femrave kanë pohuar se nuk mund të mbajnë dot sekretet e miqve dhe se i tregojnë rregullisht partnerit gjëra të cilat u janë treguar në konfidencë.

Advertisement