26 vjeçari shënon kështu viktimën e parë që prej fillimit të përleshjve në Totenhem. I riu u gjet i gjakosur në makinë rreth orës 21.15 të mbrëmjes së djeshme gjatë revoltës në Croydon. Dy burra të tjerë, të moshës mes 20 dhe 30 vjeç u arrestuan me dyshimin për trajtimin e mallrave të vjedhura. Në përfundim të një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit të Emergjencave, kryeministri britanik Kamerun tha se ditën e Enjte do të mbahet sesioni i posaçëm i Parlamentit Britanik, ku deputetëve u është kërkuar me urgjencë të ndërpresin pushimet. Në një deklaratë pas takimit, kryeministri ka dënuar veprimet e protestuesve, ndërsa premtoi se, qeveria do të bëjë ”çdo gjë është e mundur” për të rivendosur rendin dhe tha se, përgjegjësit do të përballen me forcën e ligjit. Prej tre ditësh, protestat, të cilat nisën në veri të Londrës pas vrasjes së një të riu me ngjyrë, po përhapen në shumë rajone të Britanisë së Madhe.


