Anne Hathaway dhe i dashurin e saj Adam Shulman duken si personazhe të viteve ’50: ajo me shall dhe syze dielli të mëdha, ai në Capri-style me një bluzë marinari me shirita. Të dy kanë tërhequr vëmendjen e turistëve dhe sigurisht të paparacëve. Bar Rafaeli dhe i dashuri i saj David Fisher zgjodhën detin e Sardenjës për të kaluar një ditë relaksi dhe argëtimi në shoqërinë e një grupi miqsh. Modelja ishte me të vërtetë rrezatuese dhe e qeshur, pamje që i mungonte prej kohësh. Meritë e dashurisë së re ose klimës mesdhetare përrallore? Para tyre, paparacët kanë fokusuar në objektivin e aparatit të tyre edhe Hilary Duff me Mike Comrie në Capri javën e kaluar.



