Fustani i shqyer në tapetin e kuq

Friday, January 16, 2026

Ylli i Harry Potter ishte vetëm 14 vjeç, por ende mban gjallë në kujtesë përpjekjet për t'a bërë veten të dukej e veçantë. Emma, tashmë 21 vjeçare, u paraqit në premierën e "Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit" me një fustan ngjyrë vjollcë, ku sipas asaj që raporton Contactmusic, e kishte bërë atë të ndjehet vërtetë speciale. “Adhuroj çdo veshje që kam veshur nëpër premiera, por ndoshta i preferuari im është fustani violet i viteve njëzet. Së bashku me mamanë e zbuluam në një dyqan rrobash të cilësisë jo të mirë. Ai ishte shqyer, por ne e riparuam. E vetmja e grisur e pariparueshme u fshehu nga busti. Arritëm të kombinojmë këpucët dhe gjetëm lule mëndafshi për flokët e mi. Kjo ishte hera e parë që krijova look-un tim dhe pavarësisht se nuk ka qënë i përsosur, do të mbetet gjithmonë i veçantë për mua”,- ka thënë ajo. Emma pëlqen rrobat nën etiketën e të njohurve, por di të zgjedhë dhe veshje apo aksesorë të thjeshtë për të përditshmen e saj:  “Më pëlqejnë disa stilistë konteporanë si, Alberta Ferretti dhe adhuroj Valentino-n, por zgjedh rroba për jetën e përditshme, pa të cilat unë nuk mund të jetoj, si psh. një palë pantallona xhins apo një palë balerina. Kështu nuk gaboj. Janë baza e çdo gjëje”. Pak më poshtë ju mund të shihni dhe fustanin ngjyrë vjollcë për të cilin ka folur aktorja. 


Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -