Irak – Rebelet e PKK-se te ulin armet ose te largohen

Presidenti irakian, Jalal Talabani deklaroi se grupi i guerrilasve separatist të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit duhet të ulë armët ose duhet të largohet nga Iraku. “Duhet të braktisin armët ose të largohen nga territori irakian”, deklaroi Talabani. Rebelët e PKK-së e kanë përdorur pjesën veriore të Irakut si bazë nga ku ata organizojnë sulme në pjesën juglindore të Turqisë, gjë që ka tensionuar së tepërmi marrëdhëniet mes Bagdadit dhe Ankarasë.
Advertisement