Sa mirë të divorcohesh nga yjet

Duke pasur parasysh mungesën e një marrëveshjeje paramartesore, çifti do të ndajnë një pasuri të barabartë që kap vlerën e 400 milion $. Sipas ligjeve të shtetit të Kalifornisë, pa një marrëveshje paramartesore, të gjitha të ardhurat dhe pasuria e fituar gjatë martesës, konsiderohen pronë e përbashkët dhe prandaj duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes bashkëshortëve. Duke pasur parasysh kohëzgjatjen 25 vjeçare të martesës është e pamundur të përcaktohet pasuria e tyre para martesës, por sipas llogaritjeve të TMZ, Schwarzenegger gjatë viteve duhet të ketë akumuluar rreth 300 milion $, ndërsa Shriver duhet të ketë fituar rreth 100 milionë. Marrëveshja financiare do të përfundojë në muajt e ardhshëm nga avokatët e tyre dhe kushtet e negociatave do të mbeten konfidenciale, pasi ky nuk është një gjykim publik. Përveç ndarjes së pronës, Schwarzenegger me siguri do të duhet të paguajë për ushqimin e ish gruas si edhe të gjitha pagesat e saj ligjore në rast se kërkesa për divorc ngritur nga Shriver pranohet nga gjyqtari.

Advertisement