Por më në fund misteri është zgjidhur. Dje Z. Lagerfeld ka postuar një skicë të fustanit të dytë sekret të Lilly-t në faqen zyratre të Chanel. Po ashtu u postua edhe një foto e Lilly-t me fustanin, e cila kishte shpegimin “Skicë e fustanit të Lilly Allen, nga Karl Lagerfeld. Fotoja realizuar në rrugën 31 Cambon nga Benoît Peverelli”. E kush nuk do të vishte një fustan të krijuar nga “koka” e prestigjozes Chanel? Por fatmirësisht Lilly ka shpeguar në faqen e saj zyrtare të Twitter-it se e kish veshur fustanin e dytë sekret në pritjen e darkës. “E vesha fustanin tim TË BUKUR Chanel në pritjen e darkës”,- ka thënë për fansat e saj Lilly. Kështu më në fund misteri u zgjidh. Nëse jeni kuriozë ja dhe skica e fustanit Chanel te këngëtares.



