Simptomat e Selenës (të përziera dhe dhimbje koke), duhet të kenë qënë shkas që njerëzit të mendojnë për një shtatzani të mundshme të saj. Disa zëra e thelluan akoma më tepër situatën me publikimin e disa fotove të nxehta të kohëve të fundit në Hawaii me Justin Bieber. Në realitet rezultoi alarm klasik fals: nga ajo që ka raportuar revista People dhe konfirmuar nga vetë Gomez, gjendja jo e mirë ka ardhur nga kequshqyerja, mangësia e hekurit dhe stresi i shumtë. Në të vërtetë, ylli nëntëmbëdhjetë vjeçar tashmë është kthyer për të promovuar filmin e ri “Monte Carlo” dhe albumin “When The Sun Goes Down”, i cili do të publikohet në fund të qershorit. Pak para shtrimit të papritur, Selena ishte në televizion, si e ftuar e Jay Leno, në Tonight Show, ku pranoi se nëna e saj e adhuron të dashurin e saj Justin.


