Traileri pirat

Friday, January 16, 2026

Flitet pikërisht për versionin amerikan të filmit THE GIRL WITH THE DRAGON TATTOO drejtuar nga David Fincher, i cili ka patur komentet shumë të mira në internet. Shumë site kanë prezantuar trailerin duke paralajmëruar se ishte regjistruar ilegalisht dhe është hedhur në You Tube nga një përdorues hollandez. Por menjëherë, një zëdhënës i Sony tha se traileri u shfaq në kinematë amerikane para transmetimit së filmit “The hangover 2” dhe me siguri atje do të jetë piratuar. Në fakt traileri nuk ka patur cilësi të mirë. Dukej se ishte i vjedhur nga një aparat fotografik, por pavarësisht nga kjo në internet ai është pëlqyer shumë nga fansat e Fincher të cilët e kanë njohur stilin e pagabueshëm të regjizorit. Disa kanë sugjeruar se pirateria është vetëm një pengesë publiciteti. Interpretuar nga Daniel Craig dhe Rooney Mara, filmi do të dalë në qarkullim më 21 dhjetor në Amerikë dhe në disa shtete europiane përfshirë Suedinë dhe Gjermaninë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -