I vetëm në shtëpi

Friday, January 16, 2026

Bukuroshi i sagës Twilight, ka treguar për revistën Max, se larg popullaritetit dhe prozhektorëve, nuk ka miq dhe shpesh pas pune qëndron vetëm në hotel duke pirë. Pavarësisht se ka një popullaritet të madh, ai ndihet aq i vetmuar sa që muajt e fundit ka adoptuar një qen që ishte i braktisur. “Tani nuk më telefonon askush. Kur nuk punoj filloj t’u telefonoj disa prej miqve të mi dhe nëse askush nuk është i gatshëm të dalë me mua, atëherë mbyllem në dhomën e hotelit dhe filloj të pi. Është e tmerrshme!”,- ka thënë Pattinson. Me siguri stresi i famës apo dhe ndroja, të cilën e ka deklaruar gjithmonë, e ndihmojë aktorin vetëm për të qëndruar i mbyllur në shtëpi. “Nuk kam më një jetë! Nuk mund të shkoj në një bar për një birrë pasi brenda dhjetë minutave do të mbidhen turma njerëzish. E vetmja mënyrë që mund të arrij të bëj një shëtitje në paqe është që të mësoj të luftoj ose të blejë një armë”,- ka rrëfyer aktori. Nga gjithë kjo vetmi të gjithë kuriozohen duke pyetur ku është e dashura e tij Kristen Stewart, me të cilën thuhet se ka një lidhje të qëndrueshme prej disa muajsh?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -