Këtë e tregon barku i saj i madh, i cili tani ka arritur dimensionet e një rekordi! Këto ditë këngëtarja është fotografuar nga paparacët në Malibu së bashku me bashkëshortin e saj Carey Hart dhe disa miq. Duke gjykuar nga format XXL duket vërtet se është në ditët e fundit të shtatëzanisë. Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin, i cili në pesë vjet martesë u përball me një periudhë të shkurtër ndarjeje në vitin 2008 dhe sigurisht më pas u kthyen së bashku. Në pritje të fëmijës së tyre të parë, Pink dhe kampioni i motocross, kanë blerë një fole të re dashurie, një vilë prej rreth 12 milion $. Nuk dihet ende sexi i fëmijës, por gjatë një interviste tek Ellen DeGeneres Show, ylli i pop-it tha se ishte e sigurt se pret një vajzë, duke zbuluar dhe emrin e zgjedhur për të voglën, Jameson. “ Emri i babait tim është James, ndërsa i vëllait Jason. Si unë ashtu dhe Carey jemi irlandezë dhe n'a pëlqen uiski. Prandaj ky emër është i përsosur”,- ka shpeguar Pink. Më poshtë shikoni artisten me barkun e saj gjigand (fotot nga © Fame Pictures).





