Një boom shitjesh në ditën e festës së mamave, e coi këtë film në krye të listës së best-seller britanik, duke kaluar kështu dhe Harry Potter & Deathly Hallows, libri i fundit mbi aventurat e djalit magjistar i JK Rowling. “Mamma Mia!” eshtë bërë një fenomen shitjesh sapo filmi doli nëpër kinematë botërore. 1.7 milion kopje janë shitur vetëm në Britani në ditën e parë të daljes së DVD-së në treg. Musicali është bazuar në këngët e grupit ABBA dhe ka protagonistë yje si Meryl Streep, Colin Flirth dhe Pierce Brosnan. “Është shumë e thjeshtë, “Mamma Mia!” është produkti më i shitur në britani në epokën e internetit” ka thënë Sarah Hughes e Amazon UK.