Duam dasëm!

Wednesday, December 17, 2025

Çifti madje ka deklaruar se nuk do t'a bëjnë këtë derisa të bëhet e ligjshme dhe martesa për çiftet homoseksual. Megjithatë, tani mund t’a rishqyrtojnë vendimin e tyre për hir të gjashtë fëmijëve, të cilët duan të shohin baba Brad të çojë në altar mami Angelinën. “Fëmijët n'a e kërkojnë këtë gjë. Për ta është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Pra, është diçka që ne duhet t’a rimendojmë”,- tha Pitt për Usa Today. Sigurisht nuk duhet të jetë e lehtë për prindërit t'i rezistojnë një korri zërash të vegjël që i kërkojnë vazhdimisht diçka kaq të bukur. “Nuk ka sekrete në shtëpinë tonë! I themi fëmijëve se mami dhe babi shkojnë atje për t’u puthur dhe ata thonë: i sa e shpifur… Por gjithsesi insitojnë”,- ka shtuar Brad me një buzëqeshje në fytyrë. Do të martohen, apo s´do të martohen? Kjo është çështja! Një gjë është e sigurt që për të dyja rastet ne do t'ju informojmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -