Përveç djalit dhjetë vjeçar, me ish shërbyesen Mildred Baena, “Terminatori“ duket të ketë lënë shtatzënë dhe dy gra të tjera, duke zgjeruar familjen zyrtare. Nga ish gruaja e tij Maria Shiver, Schwarzenegger ka katër fëmijë të tjerë. Mjaftueshëm për të shkruar në historinë e thashethemeve një pseudonim të ri: “Inseminator” apo “Ingravidator”, siç është quajtur tashmë në internetit. Lajmi për dy fëmijë të tjerë jashtë martese është dhënë nga aktorja Jane Seymour në një intervistë për CNN. Ish Zonja e Perëndimit me një të kaluar si një Bond Girl tha se në Malibu (L.A.) të gjithë e dinin jetën e dyfishtë të ish guvernatorit të Kalifornisë. “Kam dëgjuar për dy fëmijë të tjerë. Kam takuar një person që e njeh mirë dhe nuk jam e habitur nga ndarja me bashkëshorten”,- zbuloi Seymour. Deri më tani nuk ka patur asnjë koment nga protagonistët, të cilët tashmë kanë filluar praktikën e divorcit. Ndërkohë thuhet se ish gruaja e aktorit, për vite me radhë ka dyshuar për babain e fëmijës së shërbyeses së shtëpisë prandaj dhe ka kërkuar shpesh sqarime.
Fëmijë të tjerë të paligjshëm
Saturday, December 20, 2025
RELATED ARTICLES


