Në festë me letra higjenike

Victoria Beckham ka shfaqur një look të ri në party-n e organizuar për vogëlushen që do të shtojë familjen e saj. Fotoja është postuar në Twitter nga vetë Posh e cila u shfaq shumë e qeshur me format e saj të një barku paksa të madh. Shtatzënia duket se ka zbutur edhe më të vrazhdën e Spice Girls. “Më kanë thënë që të vesh diçka ndryshe për festën e baby shower! Jam kaq nervoze”,- ka shkruar Victoria në Twitter-in e saj personal para se të niste festa. 37 vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të katërt dhe kështu vendosi të organizojë një festë të bukur ku nuk kanë munguar dhuratat e shumta dhe miq të saj midis të cilëve Eva Longoria, Nicole Richie dhe Demi Moore. Victoria falenderoi të gjithë nëpërmjet Twitter-it, duke mos harruar të urojë mikeshën e saj Emma Bunton për fëmijën e porsalindur. Tate është emri i zgjedhur për fëmijën e dytë të Ema, i cili pret vogëlushen Beckham për të luajtur.

 

Advertisement