Nudo për VOGUE Brazil

Friday, December 19, 2025

Në kopertinën e revistës prestigjoze të modës, kur flitet për përsosmëri është gjithmonë ajo, bukuroshja Kate Moss. Në kopertinën e Vogue në Brazil modelja është krejtësisht e zhveshur, ndërsa në atë frënge e mbuluar vetëm me një xhaketë sexy. Me sa duket supermodelja është ende e pavendosur në lidhje me profilin e saj më të mirë. Për të fotografuar Kate në numrin e radhës së Vogue në Brazil ishte fotografi Mario Testino. Për të festuar 36 vjetorin e revistës ai ka zgjedhur t’a zhveshë krejtësisht modelen për të treguar të gjithë bukurinë e saj. Për këtë set fotosh, Kate ka veshur vetëm dy byrzylykë ari dhe dy tatuazhe të vogla në formën e krahëve, në pjesën e fundshpinës. Ndërkohë që është shfaqur me zgjedhje krejtësisht ndryshe për kopertinën franceze, revistë e drejtuar tashmë nga Emmanuelle Alt, i cili ka marrë vendin e drejtueses historike Carine Roitfeld. Edhe pse e veshur, Kate transmeton ndjeshmërinë që karakterizuar gjithmonë në shumë foto të së kaluarës. Pak më poshtë po publikojmë dy kopertinat dhe vendosni vetë se cila ju pëlqen më shumë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -