Gramsh | Rama: Berisha kërcënon qytetarët me bukën e gojës

Friday, January 16, 2026

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, lideri i së majtës u shpreh se qytetarët më 8 Maj do i japin përgjigjen me votë Kryeministrit Berisha, për gjithë gënjeshtrat dhe mohimin e mundësive për zhvillim. Më tej ai shtoi se, “Saliu me rrugën e tij kërkon të imponojë skllavërinë, madje i kërcënon qytetarët me bukën e gojës”. Për të dalë nga kjo gjendje deklaroi Rama duhet nxjerrë vetëm një njeri i papunë, dhe ai është Kryeministri Berisha. Shefi i opozitës theksoi se vetëm në këtë mënyrë do mund të punësohen 1 milionë shqiptarë të tjerë, pasi sipas tij Kryeministri i shqiptarëve nuk punon për ta, por vetëm për oborrin e tij dhe për interesat e ngushta që e rrethojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -