Sarandë | Berisha: kandidati Gjoka është ai që e modernizoi qytetin

alt

Në ditën e çeljes së sezonit turistik, kreu i mazhorancës u shpreh se Gjoka do marrë mbështetjen maksimale të qeverisë, si kusht kryesor për Shqipërinë vend të zhvilluar. Sipas tij Edmond Gjoka e ngjiti Sarandën në krye të kurorës turistike të vendit. “Edmond Gjoka është njeriu që i dha Sarandës universitetin e merituar, është ai që së bashku me qytetarët, po e modernizon qytetin. Votat për Edmond Gjokën do të shënojnë një sukses të vërtetë për Sarandën, perlën e bukurive botërore”, u shpreh kreu i qeverisë. Më tej ai i garantoi qytetarët se do të kenë infrastrukturën më moderne.

Advertisement