Ato do t’ju ndihmojnë të rikthehehni në formë.
Portokallet: Një studim gjerman në PsikoFarmakologji ka zbuluar se vitamina C ndihmon në reduktimin e stresit dhe se kthen presionin e gjakut dhe kortizolin në nivele normale pas një situate stresuese. Vitamina C po ashtu është e njohur për të rritur sistemin imunitar.
Patatet e ëmbla: Mund të jenë veçanërisht reduktuese të stresit sepse kënaqin e plotësojnë nevojën për karbohidrate dhe ëmbëlsi kur jeni nën presion. Ato janë plot beta-karotinë dhe vitamina të tjera. Gjithashtu fibrat ndihmojnë trupin që të përpunojnë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.
Kajsitë e thata: Kajsitë janë shumë të pasura me magnez, element i cili ul ndjeshëm nivelin e stresit e po ashtu shërben si një qetësues natyral i muskujve.
Bajame, fistikë dhe arra: Bajamet janë të pasura me vitamina B dhe E, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Arrat dhe fistikët ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
Gjeli i detit: përmban një amino-acid të quajtur L- tryptophan. Ky aminoacid bën të mundur lëshimin e seretoninës, që është një element që të bën të ndihesh mirë. Kjo është arsyeja përse të gjithë ata që konsumojnë gjel deti ndjehen të relaksuar, apo edhe të lodhur pasi e konsumojnë atë. L-Tryptophan ka efekte qetësuese të provuara edhe shkencërisht tashmë.
Spinaqi: Mungesa e magnezit mund të shkaktojë dhimbje koke nga migrena dhe lodhje. Një filxhan spinaq ju furnizon me 40% të nevojave tuaja ditore për magnez.
Salmoni: Dietat ushqimore të pasura me omega 3 mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Një studim nga DIABETES & METABOLISM ka zbuluar se omega 3 e mban kortizolin (hormonin e stresit) dhe adrenalinën në nivele normale dhe ndihmon që ato të mos arrijnë kulmin.
Avokadot: Yndyrnat e saturuara dhe potasiumi në avokado ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. National Heart, Lung and Blood Institute thotë se një nga mënyrat më të mira për të ulur presionin e gjakut është të konsumosh mjaftueshëm potasium (avokadoja ka më tepër se banania)
Perimet jeshile: Brokoli, lakra jeshile dhe perime të tjera në këtë ngjyrë janë një burim i jashtëzakonshëm vitaminash të cilat ndihmojnë trupin tonë në periudha stresi.
Cfarë ju ndihmon tjetër që të ulni stresin?
– Bëni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.
– Pini një pije energjike në mëngjes
– Hani porcione të vogla ushqimi gjatë ditës. Kjo do t’a mbajë nivelin e sheqerit në gjak të stabilizuar. Kur niveli i sheqerit është i ulët, energjitë mendore, fizike dhe emocionale bien e si rrjedhojë stresi rritet.