84 vjetori i lindjes së Dritëroit

Dritero Agolli portrete, Tirane Albania

84 vite më parë, në Menkulas të Devollit lindi ai që më pas do të shndërrohej në një ndër penat më të dashura të shqiptarëve, Dritëro Agolli.

Në 84 vjetorin e lindjes së tij, shoqata “Devolli” organizoi në kryeqytetet një ceremoni të mbajtur në ambientet e Muzeut Kombëtar. Në pamundësi për të qenë i pranishëm, shkrimtari Dritero Agolli përshëndeti të pranishmit me anë të një letre të lexuar nga vajza e tij Elona Agolli.

Advertisement

“Më vjen shumë keq që nuk jam në sallë së bashku me ju të gjithë. Do të doja me shpirt të bisedojë me ju, të kujtonim disa histori se të gjithë nuk mund t’i flisnim pasi duhen ditë dhe net të tëra. Të moshuarve u festohet ditëlindja çdo vit dhe jo vetëm në përvjetor. Fëmijët rriten një vit kurse të moshuarit gëzojnë që i morën kësaj bote edhe një tjetër vit. Edhe një herë, ju falenderoj që po festoni ditëlindjen dy ditë para datës 13 tetor, kur më polli nëna ime Hatixhe e mbarsur nga im atë Riza Beu, siç e thërrisnin në fshatin Menkulas të Devollit”, shkruhej në letrën e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Më pas, u recituan poezi të Dritero Agollit, si dhe u kënduan dhe kërcyen valle të krahinës së Devollit.