Në një intervistë me “ET Canada”, Robert De Niro konfirmoi se është bërë baba për herë të shtatë.
Aktori 79-vjeçar e dha këtë lajm qetësisht gjatë bisedës për filmin e tij të ri, “About my Father”. Ndërsa bisedonte me Brittnee Blair për përvojën si baba, De Niro shpjegoi se beson “në të qenurit i dashur me fëmijët, pavarësisht se i duhet të jetë i rreptë në disa gjëra”.
Intervistuesja vijoi “e di që ke 6 fëmijë” dhe De Niro e korrigjoi duke i thënë “7, në fakt. Sapo jam bërë baba”.
Aktori nuk zbuloi detaje mbi të porsalindurin përfshirë edhe identitetin e nënës së tij. Ai ka dy fëmijë me bashkëshorten e parë, dy nga martesa e dytë dhe binjakë nga lidhja me ish-të dashurën.