7 ushqime për mëngjes që do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur deri në vaktin e drekës

Asgjë nuk është më e keqe sesa të hash mëngjes dhe të ndihesh i\e uritur një orë më vonë. Mëngjesi është shumë i rëndësishëm, por edhe më e rëndësishme është të konsumoni ushqimet e duhura, që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Ushqimet që përmbajnë shumë sheqer, karbohidrate të rafinuara dhe kripë mund t’ju bëjnë të ndiheni të uritur brenda pak kohe, prandaj është më mirë t’i shmangni në mëngjes.

Advertisement

Herën tjetër kur të mendoni se çfarë të sajoni për vaktin e parë të ditës, provoni të hani një nga këto 7 ushqime për mëngjes që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur deri në orarin e drekës.

1. Vezët

Koha për omëletë! Një studim nga Gazeta e Brendshme e Obezitetit zbuloi se njerëzit që konsumonin dy vezë në mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe të kënaqur. Ata gjithashtu konsumonin më pak ushqim gjatë drekës. Vezët janë të pasura me proteina, të cilat mund të ndihmojnë në kontrollin e oreksit tuaj.

2. Bollguri

Një studim nga International Journal of Food Science and Nutrition zbuloi se ngrënia e një mëngjesi të plotë me karbohidrate komplekse në mëngjes mund të ndihmojë në ndjesinë e ngopjes. Bollguri është i pasur me dy lloje të fibrave, të tretshme dhe të patretshme, së bashku me një sasi të mirë proteinash, që e bëjnë atë një ushqim që ju mban të ngopur.

3. Puding me fara Chia

Vendosja e farave chia brenda natës në një lëng si qumështi i bajames ose kokosit me pak vanilje dhe frutat tuaja të preferuara krijojnë një vakti të shijshëm. Ashtu si farat chia fryhen dhe krijojnë një substancë si xhel në kosin tuaj, ato kanë të njëjtin efekt në zorrë, duke dhënë një ndjesi të ngopjes për një kohë të gjatë.

4. Gjalpi i arrave

Gjalpi i kikirikut, gjalpi i bajameve dhe çdo gjalpë arrash kanë të përbashkët faktin që janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe yndyrnave të mira. Kombinojini me fruta ose shtoni një lugë në smoothie-n ose në kosin tuaj për një mëngjes të bollshëm.

5. Avokado

Yndyrnat dhe fibrat e shëndetshme tek avokadoja janë një çift i fuqishëm kur bëhet fjalë për ndjesinë e ngopjes.

6. Banane

Ky frut është një burim i shkëlqyeshëm i karbohidrateve të shëndetshme që i japin trurit energjinë e nevojshme për të filluar ditën. Zgjidhni një banane të mesme për mëngjes dhe gjithmonë shoqërojeni me një burim proteinash, si një grusht arra, gjalpë arrash ose kos.

7. Bukë e thekur me fara

Bashkimi i një proteine të tillë si vezët ose avokadoja, me bukë me fara (si buka Ezekiel), ju ndihmon të ndiheni të ngopur.