Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës rreth orës 10:30.
Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë mëngjes në një dyqan në Rus duke lënë të plagosur shtatë persona. Rreth 300 gr lëndë eksplozive dyshohet t’i jetë vendosur biznesit ndërsa objektivi i sulmit ka qenë pronazi i rij Lulzim Kulla.
42-vjeçari është njëri prej personave të mbetur të plagosur.  Të plagosurit e tjerë janë Arjola Gjonaj – 31 vjeçe, Pjetër Arra 53 – vjeç, Gentian Suça – 40 vjeçe, Ditmir Myftia – 32 vjeç, Pjeter Daka – 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq – 50 vjeçe.

Lul Kulla është emër i njohur për policinë pasi njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset.

Advertisement