Prokuroria e Korçës ka kërkuar 135 vite burg, për shtatë të arratisurit nga burgu i Drenovës, ngjarje e ndodhur kjo në nëntorin e vitit 2013.
Gjatë leximit të pretencës, Prokuroria kërkoi 135 vite burg për shtatë të pandehurit, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin, Artur Goran, Gëzim Toman, Reiz Haxhirajn dhe Eduard Lilan, duke deklaruar se kanë vepruar si grup kriminal, ku Admir Tafili ka qenë dhe koka e grupit.
Sipas prokurorisë arratisja ka qenë e mirëorganizuar dhe plani ka nisur të përpilohej në verën e vitit 2013. Trupa gjyqësore në senacën e rradhës do të dëgjojë avokatët mbrojtës të shtatë të pandehurve, ndërsa më tej do të japi vendimin përfundimtar.
Kujtojmtë të shtatë të pandehurit vuanin dënimin e tyre në burgun e Drenovës. Admir Tafili është i dënuar me burgim të përjestshëm për plagosjen e ish-shefit të krimeve në Malësinë e Madhe, Prelë Pjetrushi, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 dhe për vrasjen e dy vëllezërve të oficerit të policisë, Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, në mars të vitit 2012.
Edhe të pandehurit e tjerë të kësaj çështje ishin dënuar me shumë vite burg, për vrasje me paramendim dhe konsumimin e veprave të tjera penale. Që pas ngjarjes në fjalë, të shtatë të dënuarit që tentuan arratisjen janë shpërndarë në institucione të tjera të ekzekutimit të vendimeve penale.