7.3 milion $ gjobë për Pharrell dhe Robin

Robin Thicke dhe Pharrell Williams janë dënuar me një gjobë të majme prej 7,3 milion $ në favor të trashëgimtarëve të legjendës së muzikës soul Marvin Gaye. Këtë masë e përcaktoi juria e Los Angeles që para dy ditësh u shpreh për akuzat për plagjaturë të super hitit “Blurred Lines” të vitit 2013. Kënga është gjykuar shumë e ngjashme me “Got To Give It Up“ të Marvin Gaye. Një zëdhënës i Pharrell Williams e ka komentuar kështu këtë lajm: “I respektojmë gjykatësit dhe procesin, por jemi shumë të zhgënjyer nga vendimi që u morr. Ky është një precedent shumë i rrezikshëm për muzikën dhe krijimtarinë. Kënga “Blurred Lines” ka lindur nga zemra, mendja dhe shpirti i Pharrell dhe nuk është vjedhur nga askush. Jemi duke analizuar situatën dhe duke konsideruar të gjithë opsionet. Shumë shpejt do të vendosim se çfarë do të bëjmë”. Dhe në fakt këngën e ka shkruar Pharrell Williams, brenda një ore në një mbrëmje të 2012-ës. Më pas kënga u regjistrua së bashku me Robin Thicke, po ashtu i kredituar si autor. Denoncimin për thyerje të së drejtave të autorit e kanë bërë fëmijët e Marvin Gaye.

Pak më poshtë keni edhe një material që tregon për ngjashmërinë e këngëve. Si ju duket? Ka pasur të drejtë gjykata?

Advertisement