Transgjinorja Edona James duket se është ambientuar aq shumë me banorët e ‘Big Brother Vip Kosova’ sa që çdo ditë vjen me detaje të reja nga jeta e saj private.
Në një diskutim të fundit ajo madje ka treguar më shumë rreth eksperiencave të saj seksuale, ku thotë se më parë ka punuar si eskortë. Nga puna që ajo bënte si eskortë, Edona tha se është paguar deri në 60 mijë euro. Ndërsa tani ajo tha se të gjitha shpenzimet që ajo ka paguhet nga dy burra, të cilët i shoqëron kur ata duan.
“Kam qenë eskortë, nga një takim eskortë jam paguar 60 mijë euro, unë kam shumë ‘suggar daddy’, ata janë burra që më duan, nuk e kam marrëdhënien si klient edhe tani i kam dy burra që më dhënë para dhe mi paguajnë shpenzimet”, ka thënë Edona mes tjerash.