Ky është numri i personave që Beyoncé ka punësuar për t’u kujdesur për vogëlushen e saj Blue Ivy Carter. Nën pasigurinë e eksperiencës së parë si prindër, Beyoncé dhe Jay–Z kanë vendosur të punësojnë një skuadër. Një burim i afërt me këngëtaren ka rrëfyer për revistën IN TOUCH se: “Beyoncé dëshiron që e bija të ketë përkushtimin maksimal. I ndërrojnë pampersat pothuajse çdo një orë”. Veç kësaj Jay-Z i ka dhuruar vajzës së tij disa dhurata të çmuara: një palë vathë diamanti dhe një byrzylyk platini si dhe një biberon të zbukuruar me zafirë të kuq. Mendoni se sjellja e dy prindërve të rinj është e ekzagjeruar, apo meqë i kanë mundësitë, përse të mos sillen kështu?