Ata janë ndërruar në lindje në Pioneer Memorial Hospital në Oregon, dhe që atëherë i kanë kaluar jetët e tyre në familjet e gabuara. Dy gratë u janë nënshtruar analizave të ADN-së pas rrëfimit të një mikeshe të familjes Angell, që ish në dijeni të shkëmbimit, por kurrë nuk u morr seriozisht. Mikja që njihte të dyja mamatë i ka treguar dyshimet e saj vëllait të Kay Rene. Ajo mbante mend se Marjorie Angell në vitin e largët 1953 ankohej se i kishin dhënë foshnjën e gabuar pasi i bënë banjë. Por askush nuk e mori seriozisht asokohe. Kështu vetëm pas 50 vitesh doli në pah e vërteta shokuese.