500 mijë dollarë për tu dukur si Barbie

    Që prej moshës 27-vjecare, Nanette Hammond, e cila sot është 42-vjec, ka nisur të aplikojë injeksione me botox.
    Që prej asaj kohe, ajo u bë me pesë fëmijë, me bashkëshortin e saj Dave, dhe ka shpenzuar mbi 500 mijë dollarë për tu dukur si kukulla Barbie.
    “Bashkëshorti dhe fëmijët e mi janë shumë krenarë për mua dhe atë që kam arritur nëpërmjet operacioneve plastike. Ata mendojnë se dukem shumë bukur. Jeta ime është më e mirë se ajo e Barbie-t”, ka thënë Hammond.
    Ajo ka shpjeguar se i pëlqenin kukullat Barbie që kur ishte e vogël, dhe se mezi priste ditën kur do të niste të transformohej si një prej tyre.
    Që prej nisjes së operacioneve e deri më sot ajo ka kryer tre zmadhime gjoksi, një ngritje gjoksi, ka fryrë buzët, ka zgjatur qerpikët, ka kryer vazhdimisht seanca për nxirjen e trupit si edhe vendosjen e extensions në flokë dhe lyerjen e tyre të vazhdueshme. Por me sa duket nuk ka ndër mend ti japë fund me kaq.
    “Ndihem shumë e lumtur dhe e sigurtë në vetvete. Dua që dhe kur të jem në moshë të dukem e bukur, prandaj kur të vijë momenti do të bëj edhe një liftin të fytyrës”, ka thënë ajo.

    Advertisement