Një premierë ekskluzive është shfaqur të mërkurën mbrëma në Kinema Millenium në Tiranë.
“50 hijet e Grey-t”, erdhi një ditë përpara shfaqjes në sinkron në kinematë botërore, në mënyrë të veçantë për femrat e kryeqytetit.
300 vajza e gra, të ftuara në eventin e organizuar nga revista Anabel, janë bërë spektatoret e para të filmit të shumëpërfolur si erotik dhe me skena të nxehta.
Drejtuesja e Anabel, Dalina Buzi, ishte kujdesur që kjo premierë të merrte përmasat e një eventi, duke organizuar një kokteil për vajzat e shumta pjesëmarrëse.
Që nga modelët me maska, dekorimi i kuq romantik, deri tek embëlsirat në formë penisi të servirura gjatë mbrëmjes, dhe dhuratave femërore, duket se e joshën seksin femëror, të mos t’a ndjenin mungesën e partnerëve të tyre gjatë projeksionit të filmit.