Pesë nxënës nga Cërriku kanë denoncuar dhunën që një mësuese ka ushtruar ndaj tyre. Fëmijët, nxënës të klasës së pestë të shkollës “7 Marsi” në Cërrik, kanë zgjedhur të udhëtojnë vetëm drejt Tiranës për të bërë publike dhunën e ushtruar. Referuar dëshmive të tyre, situata është përkeqësuar mëngjesin e sotëm kur mësuesja Fatbardha Sh. i ka dhunuar pas dyshimeve se nxënësit po e filmonin. Ata tregojnë se kanë kërkuar ndërhyrjen e drejtoreshës së shkollës, por kanë hasur në shpërfilljen e saj. Të miturit kanë bërë me dije se prindërit e tyre kanë firmosur një peticion dërguar Drejtorisë Arsimore, të cilës i kërkojnë që të ndërhyjë.