5 muaj pas aksidentit, Bono i U2 ende nuk i bie dot kitarrës

Pas një aksidenti me bicikletë, në Nëntor, Bono ka kaluar një rrugë të gjatë e të vështirë për të rimarrë veten plotësisht.
Megjithatë këngëtari 54 vjecar, ka thënë se ende nuk i bie dot kitarrës pas të gjitha dëmtimeve që ka pësuar, sidomos në krahun e majtë.
“Më duket sikur kam dorën e dikujt tjetër”, ka thënë ai për The New York Times.
“Megjithatë më kanë thënë se nervat shërohen me rreth 1 milimetër në javë, prandaj besoj se pas rreth 13 muajsh do ta di nëse do të mund ti bie më kitarrës ose jo”, ka thënë Bono.
Ai ka shpjeguar se nuk ndjen më asgjë në dorë pasi e gjitha në brëndësi është rindërtuar me titan, ndërsa shpatulla dhe fytyra i janë shëruar.
Pas aksidentit, lideri i U2 iu nënshtrua një operacioni 5 orësh.

Advertisement