5 gabime që duhet të ndalojmë së bëri me higjienën

Eshtë momenti kur duhet të jemi vigjilentë më shumë se kurrë në lidhje me higjenën. Përveç larjes së shpeshtë të duarëve për 20,30 sekonda, është e rëndësishme të bëjmë kujdes me sipërfaqe të tjera që mbledhin mikrobe. Të gjithë ne bëjmë çdo ditë pa dashur gabime, që ndonëse në dukje ngjajnë të parëndësishme, ndikojnë në higjenën tonë.

5 gabime që duhet të ndalojmë së bëri me higjienën

1. Bëjm dush shumë shpesh!

Mund të tingëllojë çuditshëm, por e lara shumë shpesh është po aq e dëmshme sa të mos lahesh fare. Dushet e shpeshta thajnë trupin dhe hapin poret, gjë e cila bën që mikrobet të penetrojnë më lehtë në trupin tuaj. Ekspertët rekomandojnë dush jo më shumë se 1 herë në ditë.

5 gabime që duhet të ndalojmë së bëri me higjienën

2. Nuk lani duart para se të uleni në tualet

Jemi mësuar që zakonisht i lajmë vetëm pasi mbarojmë punë me tualetin.  Kjo do të thotë që nëse nuk i keni larë duart për një kohë të gjatë dhe prekni vendet intime të trupit tuaj, bakteret dhe mikrobet janë aty. Të lash duart para se të ulesh në banjë, është më e rëndësishme se t’i lash pas.

5 gabime që duhet të ndalojmë së bëri me higjienën

3. Shkarkimi i banjës në këtë mënyrë

WC është ndoshta vendi më i pistë në të gjithë apartamentin. Mos e shkarkoni më kurrë banjën me gisht sepse bakteret mund të futen në thonjtë apo duar menjëherë.

Mënyra më efikase, është kjo në foto. Të paktën kështu bakteri nuk do të shpërndahet.

5 gabime që duhet të ndalojmë së bëri me higjienën

4. Nuk ndërrojmë këllëfin e jastëkut

Alergjitë, lëkurë e acaruar dhe shumë mikrobe. Një këllëf jastëku i mbart të gjitha këto! Ndërroheni të paktën 2 herë në javë!

5 gabime që duhet të ndalojmë së bëri me higjienën

5. Flini me kafshët tuaja shtëpiake

Edhe natën duhet të ndjekim rregullat bazë të higjenës. Askush nuk jua rekomandon të fjeturën me qenin apo macën. Pavarësisht mirëmbajtjes, apo pastërtisë së tyre, bakteret qëndrojnë nën lëkurë.

/ANABEL/