5 bilion pound rroba më të vogla

Studimi i realizuar nga Weight Watchers, zbuloi se 72% e grave kanë rroba të cilat nuk i bëjnë, e gjysma e tyre kanë pranuar se kanë të paktën gjysmën e garderobës që nuk i bën. Nëse do të flitej për një total janë më tepër se 5 bilion pound rroba që rrinë kot nëpër garderobat e të gjitha femrave në Britani dhe nuk mbaron me kaq. 34% e femrave kanë pranuar se shpesh i blejnë rrobat në masa më të vogla, në mënyrë që të frymëzohen për të humbur peshë. Por nëse blihen rroba shumë të ngushta mund të mos jetë mënyra më e mirë për të motivuar veten. “Të blerët e gjërave më të vogla se masa jonë normale, me idenë e motivimit për të humbur peshë, mund të shkaktojë efektin e kundërt. Ka shumë mundësi që të ndihemi të dështuar dhe aspak në formë, pasi nuk n’a bën pjesa më e madhe e rrobave”,- ka thënë Psikologia Dr. Linda Papadopoulos.

Edhe pse 77 % e femrave që morën pjesë në studim, dëshironin të humbisnin të paktën një masë deri për Krishtlindje, 63% e tyre nuk e dinin se sa peshë kishin nevojë të humbisnin e sa kohë do t’u duhej për këtë. “Të pasurit si objektiv veshjen e diçkaje që për momentin nuk ju futet, do të ishte një objektiv i mirë, por pjesa më e madhe e femrave nuk ja kanë ide sa kohë do të duhet për këtë ndaj shpesh heqin dorë pasi humbasin motivimin. Nëse doni të ulni një masë nga ajo aktualja, duhen të paktën 8 javë, ndaj është koha e duhur për të filluar një regjim, nëse doni të jeni në formë për Krishtlindje”,- ka thënë dietologu Zoe Hellman.

Advertisement