3.500 kristale për Irina-n

Në botimin spanjoll të ELLE modelja ruse është e mbuluar me Swarovski. Trupi i saj nuk ka çmim, por i mbuluar me Swarovski bëhet akoma më i çmueshëm. 3.500 kristale të kuq kanë mbuluar Irina-n në kopertinën e muajit dhjetor ku bukuroshja duket plot hijeshi dhe siguri për linjat e saj që i bëjnë të gjithë meshkujt të humbin toruan. Jemi të bindur që ata do të donin t’i hiqnin një e nga një kristalet e çmuar modeles ruse. Vënia e kristaleve ka dashur 9 orë punë nga specialistët e body painting-ut. Gjithsesi për protagonisten nuk ka qenë dhe kaq e lehtë: ”Ishte pak e vështirë sepse isha e shtrirë në një tavolinë të fortë dhe gurat më pickonin hera-herës”,- ka thënë Irina.

Advertisement