Reagimi prekës i djaloshit autik në koncertin e Coldplay

Ëndrra e një djaloshi me autizëm, të quajtur Luis Vaquez, është bërë realitet mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Foro Sol” të kryeqytetit meksikan, Mexico City. Babai i djaloshit i bëri dhuratë të birit biletat për në koncertin e grupit britanik Coldplay, të cilin djaloshi autik e do me gjithë zemër. Teksa grupi i njohur performonte këngën “Fix You”, ai filloi të lëvizte duart dhe këmbët duke kërcyer, por ishte kaq “i mbërthyer” nga emocionet sa filloi të qante. Duke dëshmuar lumturinë që kishte shkaktuar, Vaquez u bë pjesë e kësaj lumturie duke përqafuar të birin e duke bërë që videoja të bëhet virale në rrjetet sociale. Videoja është shpërndarë edhe nga Coldplay, të cilët kanë shkruar: “Kjo gjë i jep shumë vlerë asaj që bëjmë. Përshëndetje Luis! Ishe fantastik! Shumë dashuri”.

Advertisement