Revista amerikane In Touch, mendon se stili me nje vlerë prej 32 000 Eurosh është krijuar falë një armate profesionistësh bukurie. Kate ka qëndruar në hotelin Ritz – Carlton për dy ditë dhe parukierët i kanë vendosur extensions që arritën vlerën prej 2 100 Euro. Më pas Zonja Holmes i ka dhuruar vetes ca trajtime në Spa të cilat kushtuan 7 500 Euro. Gjithashtu shuma prej 22 000 Euro shkoi për kozmetikën (veshjen) e dhëmbëve. Ah dhe 1 100 Euro për trukun. Mund të jetë një ndryshim që kushtoi goxha, por të paktën shërbeu për t’i mbyllur gojën kritikëve të Kate, pas komenteve për dobësinë e saj si pasojë e regjimit të detoksifikimit.