Aktorja australiane Bella Heathcote do të jetë pjesë e serisë së ardhshme të “Fifty Shades of Grey”, që titullohet “Fifty Shades Darker”. 28-vjeçarja do të luajë rolin e Leila Williams.
“Deadline Hollywood” ka konfirmuar se Bella do të interpretojë ish të dashurën e Christian Grey. Bella, e cila arriti kulmin e suksesit me rolin e saj në komedinë “Dark Shadows” në 2012, do i bashkohet kastit të tjerë të aktorëve, përfshi edhe fituesen e çmimit Oscar, Kim Basinger.
Së fundmi, Kim u konfirmua se do të luante rolin e Elena Lincoln, femra e cila i prezantoi 15-vjeçarit Christian Grey botën e egër të seksit BDSM.