3 makina në flakë tek “City Park”

Foto Arkiv

Tre automjete  kanë shpërthyer në flakë  në parking-un e “City Park”. Shkaku mësohet se ka qenë pakujdesia e një shoferi, i cili ka harruar çakmakun në sediljen e makinës së tij dhe si pasojë e temperaturave të larta çakmaku ka shpërthyer.  Flakët kanë përfshirë dhe dy automjete të tjera në zonën e parkingut në qendrën tregëtare “City Park”. Personat e pranishëm në vendngjarje pohojnë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Advertisement