Lowry Dairsley ka lindur fëmijën e saj të tretë në orën 7:43, 20 Janarin e shkuar. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por çudia qëndron në faktin se Lowry lindi vajzën e saj Ella në Tetor 2005 në orën 7:43 të mëngjesit dhe Evie në 26 dhjetor 2007 në 7:43 të mbrëmjes. “Kur zbulova se isha shtatzënë, unë dhe Matt (bashkëshorti) filluam të bënim shaka me orën e lindjes. Por kur mbërritëm në spital e harruam këtë detaj. Si për çudi dhimbjet arritën kulmin nga ora 6:30 dhe nevoja për të shtyrë dhe lindur në 7:41. Kështu i kërkuam mjekes që të priste akoma edhe 2 minuta përpara se t’a nxirrte fëmijën”,- ka thënë Lowry. Kjo në fakt ishte një kërkesë që e la ekipin mjekësor pa fjalë, por bëri që të tre fëmijët e çiftit të lindnin në të njëjtën orë.