3 akuza të reja për Bill Cosby

Numri i femrave që akuzojnë aktorin Bill Cosby për përdhunim po arrin në 50.
Gjatë një konference për mediat, ka qenë avokatja Gloria Allred e cila ka publikuar edhe 3 akuza të reja ndaj 78 vjecarit.
Colleen Hughes, Linda Ridgeway Whitedeer, dhe Eden Tirl kanë treguar për mediat kujtimet që kanë nga aktori, kur kanë qenë në moshën 20-vjecare.
Sipas Hughes, kur ajo punonte si stjuardesë, Cosby ka pirë shampanjë nga këpuca e saj Gucci.
Sipas akuzës, Hughes ka humbur ndjenjat dhe më pas rikujton të jetë zgjuar në dhomën e tij të hotelit.
Whitedeer, sot 69-vjec, pretendon se sulmi ndaj saj ka ndodhur në 1971.
“Sulmi i tij ishte shumë efikas dhe i saktë, si një kirurg.”
Tirl, nga ana tjetër, thotë se gjithnjë e ka shmangur kontaktin fizik me aktorin. Sipas saj, Cosby i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie, por Tirl është larguar menjëherë.
Avokatja Allred, e cila përfaqëson edhe 21 viktima të tjera të sulmeve të Cosby, shpjegon se përse ato nuk kanë treguar më parë.
“Shumë prej tyre kishin frikë sepse nuk kishin folur ndonjëherë publikisht dhe madje në disa raste nuk i kishin treguar askujt, as familjeve të tyre.”

Advertisement