Mediat britanike thonë se një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted. Sipas shtypit në Angli, lajmi është konfimuar nga shërbimi i Ambulancës Lindore të Mbretërisë së Bashkuar, që pretendon se e reja është sëmurur rëndë gjatë shërbimit në bord pas nisjes nga Tirana.
Avioni u ul në pistë rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar. Edhe pse shërbimi i ambulancës e dërgoi 24 vjecaren me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harloë, mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një emergjencë.
“Indie” ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, edhe Dosja.al, që përcjell lajmin, thotë se është në pritje të një përgjigje lidhur me identitetin e stjuardesës dhe shkakun e vdekjes së saj.