Është shuar gjatë mbrëmjes si pasojë e një infarkti këngëtari italian Pino Daniele. Konfirmimi për vdekjen e tij ka ardhur nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano.
Kantautori nga Napoli, i cili kishte mbushur 60 vjeç më 19 mars të vitit që lamë pas është goditur gjatë natës nga një infarkt. “Është një çast i tmerrshëm”,- është shprehur vajza e tij Sara. Shumë mesazhe ngushëlluese kanë mbërritur në faqen zyrtare të këngëtarit nga kolegë të tij si Eros Ramazzotti apo Laura Pausini. Mësohet se këngëtari i njohur napolitan, Pino Daniele është ndjerë keq në shtëpinë e tij në Toscana dhe përpjekja për ti dhënë ndihmën e parë nga familjarët ka qenë e kotë.