Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shkarkuar nga detyra kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër.
Kristaq Thimio rezulton të jetë debitor ndaj OSHEE-së. Në këtë Ministri, Thimio është zyrtar i dytë që shkarkohet për debi ndaj OSHEE-së. Ditë më para kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra zv.ministren e Mjedisit, Diana Bejko pasi nuk kishte paguar energjinë elektrike në shtëpinë e saj të dytë në Velipojë për 2 muajsh.