Pesimizmi dhe optimizmi në vend

A do të ndikojnë zgjedhjet e fundit në Gjermani në përmirësimin e këtij vendi apo në përkeqësimin e tij? Nuk duhet që të hamendësoni fare, por të vendosni nëse jeni pjesë e grupit të optimistëve apo pjesë e grupit tjetër, atij të pesimistëve.

Advertisement

Gjermania e pesimistëve

Të djathtët e Gjermanisë, një parti kryesisht e përbërë nga neonazistë të vërtetë, është në rrugën e duhur për të zënë 93 vende në parlament, madje në shtetin e Saksonisë ajo doli e para në renditje, me kandidatin e saj i cili lobon fort dhe me bindje kundër “popujve të përzier” dhe “kultit të fajit” të Gjermanisë për Holokaustin. Edhe mesazhet politike të këtij grupi pritet që të përhapen edhe më tej sesa godinës së Parlametit gjerman, ku ata kanë një numër të lartë anëtarësh. Dhe është vetëm një çështje kohe derisa ajo të bashkohet me një koalicion në nivel shtetëror. Diskutimi i fundit televiziv pas zgjedhjeve midis Christian Lindner, liderit të Partisë së Demokaratëve të Lirë dhe Anxhela Merkelit, ishte edhe fillimi i një periudhe të re të mosmarrëveshjeve politike në një vend që dikur cilësohej si më harmoniku në këtë drejtim. Pas përjashtimit nga ana e social-demokratëve për një koalicion të mundshëm, Anxhela Merkelit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të formojë një koalicion me partinë FDP, të liberalëve të djathtë dhe me ambientalistët e partisë së Gjelbër, të cilët gjatë javëve të fundit nuk kanë bërë gjë tjetër përveçse të sulmojnë njëri-tjetrin. Bashkimi Social Kristian, partia simotër bavareze e CDU, duket se i ka dhënë fund armëpushimit të saj parazgjedhor dhe tani duket më e guximshme se kurrë. Ndërkohë me FDP-në euroskeptike në ministrinë e financave, bisedave optimiste të boshtit të ri franko-gjerman mund t’i vijë shumë shpejt fundi. Gjermania është duke hyrë në një periudhë paqëndrueshmërie politike dhe sikur të mos mjaftonte një gjë e tillë, në këtë shtet po rriten edhe probleme të fushave të tjera. P.sh, industria e fuqishme e makinave është në krizë. Gjenerata “baby boomer” është në prag të daljes në pension. Infrastruktura sa vjen e po përkeqësohet. Kërkesat që Gjermania të rrisë nivelin e saj të sigurisë ndërkombëtare po rriten gjithnjë e më shumë. Integrimi i mbi 1 milionë emigrantëve që hynë në këtë shtet gjatë periudhës që Znj. Merkel në mënyrë të vetëdijshme i mbajti hapur dyert e vendit, ka nevojë për zgjidhje më efikase edhe pse është akoma në fazat e tij të para. Retë e errëta që po mbulojnë këtë vend sa vjen e po shtohen gjithnjë e më shumë.

Gjermania e optimistëve

Gjermania ka mikëpritur më shumë se 1 milionë njerëz në dy vitet e fundit. Në këtë drejtim, duhej të kishte pasur një reagim, sidomos duke marrrë parasysh mënyrën se si Znj. Merkel e trajtoi vendimin duke e miratuar ligjin për emigrantët në minutën e fundit, pa shumë konsultime dhe pa marrë aspak parasysh opinionin e popullit të saj. Ndërkohë gjatë fushatës ajo bëri edhe disa gabime shumë të rëndësishme, një ndër të cilat është etiketimi i saj si intelektualisht dembele, në vend që të angazhohej dhe të ishte pjesë e debateve të ashpra politike. Ajo i nënvlerësoi votuesit e saj dhe prandaj edhe pagoi çmimin përkatës për një gabim të tillë, duke marrë si trofe rezultatin më të dobët të arritur ndonjëherë, nëkrahasim edhe me ato të vitit 2005 dhe ato të vitit 2009. Risia e këtyre zgjedhjeve është fuqia që morën partitë e vogla, pas gati 12 viteve gjatë së cilave Merkel ka qeverisur me koalicione të mëdha, të tilla si ai i SPD-së. Në shumë aspekte, ky copëzim është edhe një përgjigje e duhur ndaj kësaj politike të lodhur. Rezultati mund të risigurojë edhe demokracinë gjermane. Partia Socialdemokrate po kthehet në opozitë, ku Z. Schulz së bashku me energjinë dhe idetë e tij moderniste dhe me mbështjen e anëtarëve të tij, ku mund të përmendim edhe nënkryetaren e saj, Manuela Schwesig, mund t’i krijojnë mundësinë partisë së tyre për të fituar zgjedhjet e ardhshme në 2021. Ndërkohë, kjo mund të nxjerrë në dritë edhe partinë populiste euroskeptike të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila do të detyrohet që si pasojë e rreptësisë së legjislaturës, të tjetërsojë pjesët e koalicionit të saj zgjedhor (“marrëdhënia midis Alternativës për Gjermaninë dhe votuesve të saj të dobët”), vë në dukje Cas Mudde. Ndërkohë që koalicioni i ashtëquajtur “Xhamajka”, që Znj. Merkel duhet ta ndërtojë tani, mund të shkaktojë tronditje në konsensusin e përgjumur të Gjermanisë, me partinë e Gjelbër të ambientalistëve në përkrahje të makinave elektrike dhe energjisë së rinovueshme dhe me FDP-në që do të mundohet të reduktojë sa të mundet burokracitë e shumta dhe të zhvillojë më tej dixhitalizimin. Shumë prej diferencave ndërmjet partisë së Gjelbër të ambientalistëve dhe FDP-së ishin thjesht ekzagjerime gjatë fushatës zgjedhore.  Gjithsesi e gjithë kjo situata zgjedhore në Gjerami ka të bëjë më të vërtetën që ndodhet midis pesimizmit dhe optimizit. Por pyetja më e rëndësishme në këtë drejtim është, ndaj cilës ajo afrohet më shumë, kahut të pesimistëve apo atij të optimistëve? Përgjigjia e kësaj pyetje nuk është e lehtë për t’u dhënë, sepse rezultati i zgjedhjeve është shqetësues në disa spaekte, sidomos në lidhje me partinë Alterantiva për Gjermaninë. Edhe qetësia parazgjedhore në Gjermani ishte thjesht një iluzion shumë i bukur, sepse zëmërimi kishte vite që ishte prezent në popull dhe suksesi i fundit i partisë “Alternativa për Gjermaninë” e nxorri atë në dritë.